La Liga

Real Madrid bën “skonto” për Hazard, madrilenët ulin vlerën e belgut

Real Madrid dhe Eden Hazard duket se është një bashkëpunim i destinuar për të mos funksionuar. Pavarësisht bujës së transferimit nga Chelsea si pasuesi i Cristiano Ronaldos, belgu nuk ia doli të justifikojë besimin e drejtuesve të Los Blancos dhe tashmë duket më pranë se kurrë lamtumirës. Në dy vite si pjesë e madrilenëve, Hazard ka koleksionuar vetëm 56 paraqitje duke shënuar pesë gola dhe dhuruar gjashtë asiste.

I lënë jashtë planeve të trajnerit Carlo Ancelotti, në klubin madrilen kanë vendosur të ulin vlerën e kartonit të sulmuesit në mënyrë që edhe në janar të shihet mundësia për t’u larguar dhe kështu klubi të shpëtojë nga paga e majme që Hazard përfiton.

Ndaj, tashmë kartoni i 30-vjeçarit nuk kushton më 50 milionë euro, por ka rënë në shifrën e 35 milionë eurove. Klubet më të interesuara për shërbimet e Hazard janë Newcastle, Everton por edhe Juventus.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency