Real Madrid rinovon kontratën e yllit të skuadrës, i vendosin një klauzolë të çmendur
Real Madrid ka rinovuar kontratën e yllit të ekipit. Vinicius Junior ka zgjatur bashkëpunimin me Kampionët e Europës deri në vitin 2027.
Gazetari Fabrizio Romano është ai që ka konfirmuar lajmin dhe vetë presidenti Florentino Perez ka qenë i angazhuar në rinovimin e kontratës me brazilianin.
Galaktikët kanë vendosur një klauzolë të çmendur prej 1 miliard euro në rast se ndonjë klub dëshiron të sigurojë shërbimet e 21-vjeçarit. Paris Saint Germain ishte klubi më i interesuar për të transferuar Vinicius Junior në Parc de Princes, me Kampionët e Francës që ishin të gatshëm t’i afronin lojtarit një pagë marramendëse prej 40 milion euro në sezon.
Braziliani ka refuzuar për të dëgjuar çdo ofertë në drejtim të tij, pasi 21-vjeçari dëshiron vetëm Real Madridin. Dyshja Karim Benzema – Vinicius Junior ka entuziazmuar tifozët e madrilenëve në sezonin e fundit dhe fitimi i trofeut të Champions League e tregoi më së miri atë.
Vinicius është pjesë e Realit të Madridit që prej vitit 2018-të dhe në dy sezonet e fundit ka qenë një titullar i padiskutueshëm i ekipit. Në sezonin e fundit sulmuesi në La Liga, zhvilloi 35 ndeshje duke shënuar 17 gola.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



