Lajme

Real Madrid shqetëson Liverpoolin, futet në garë për talentin e Dortmundit

Erling Haaland po pret fundin e sezonit për t’u larguar nga Borussia Dortmund. Goleadori norvegjez pritet të transferohet në La Liga, teksa klubi gjerman mund të humbasë një tjetër talent në fund të sezonit.

Bëhet fjalë për Jude Belligham, mesfushorin anglez. 18-vjeçari, i cili ka veshur 10 herë fanellën e kombëtares angleze, këtë sezon numëron 6 gola dhe 13 asiste në të gjitha kompeticionet me verdhezinjtë.

Liverpool e ndjek prej kohësh adoleshentin. Jurgen Klopp s’e ka fshehur kurrë admirimin për lojtarin dhe drejtuesit e “The Reds” po përgatisin një ofertë për Dortmundin.

Ndërkohë, Bild raporton se në garë për lojtarin anglez është futur edhe Real Madrid. “Los Blancos” duan të rinovojnë plotësisht mesin e fushës dhe Bellingham cilësohet një talent me perspektivë të madhe.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency