Real Sociedadi rimerr kreun edhe falë një shqiptari
Real Sociedadi rimerr kreun e LaLigas, duke zhvendosur Realin e Madridit në vendin e dytë. Skuadra baske mposhti 0-2 Osasunan me dy gola të realizuar në pjesën e dytë, ai që mbylli sfidën mban firmën e një shqiptari.
Në “Pamplona” pjesa e parë ishte disi e varfër, por muzika ndryshoi në fraksionin e dytë, gjatë se cilës të dyja skuadrat e rritën ritmin në kërkim të fitores.
Pas një pritjeje të bukur të Alex Remiros pas tentativës së Ruben Garcias (67’), reagojnë menjëherë futbollistët e Sociedadit me Merinon, që goditi saktë brenda zonës për golin që zhbllokoi takimin.
10 minuta më vonë, miqtë fituan një 11-metërsh të shkaktuar nga Unai Garcia. Goditjen e mori përsipër Adnan Januzaj, i cili nuk gaboi, duke “vrarë” përfundimisht sfidën.
Një humbje e papritur për Osasunan, e dyta radhazi dhe e katërta sezonale, çka reflekton momentin e keq të ekipit navarr.



