Real zëvendëson Ancelottin, Los Blancos vihen pas teknikut argjentinas
Fundi i sezonit do të jetë vendimtar për të ardhmen e Carlo Ancelottit në krye të Real Madrid. Disfata në Europë ndaj PSG, por edhe loja e shfaqur nga Los Blancos kanë lënë të pakënaqur pjesën e drejtuesve të cilët tashmë mendojnë për një sezon të ri pa italianin në krye të skuadrës.
Shënjestra është Mauricio Pochetino i cili në sezonin e ardhshëm me shumë mundësi do të largohet nga PSG pasi marrëdhënia me drejtuesit parisienë nuk është ndër më të mirat.
Në këtë formë, Real Madrid kërkon të përfitojë nga situata, aq më tepër që argjentinasi ka një marrëdhënie shumë të mirë me Kylian Mbappe. Francezi pritet të bashkohet me madrilenët sezonin e ardhshëm dhe në këtë formë marrëdhënia me Pochetinon do të vazhdonte në një aventurë të re.



