Reali fut në krizë Sevillan, çfarë perle e Casemiros
Reali i Madridit vuajti jo pak përballë Sevillas në këtë javë të 20-të të La Ligas, pavarësisht se suksesi 2-0 ndaj andaluzëve në “Santiago Bernabeu” të jep përshtypjen e një ndeshjeje të dominuar dhe fituar lehtë nga “Los Blancos”. Deri në minutën e 78-të rezultati ishte i pandryshuar, pavarësisht rasteve të shumta të madrilenëve me Ceballos, Luka Modric apo Vinicius.
U desh një mrekulli e Casemiros nga jashtë zonës për të zhbllokuar rezultatin që Sevilla duhet pranuar po e ruante me fat.
Në kohën shtesë Luka Modric i rrëmbeu një top mbrojtjes kundërshtare dhe përballë portierit Vaclik realizoi golin e dytë që mbylli përfundimisht sfidën. Reali me këtë fitore zhyt në krizë Sevillan, që në katër sfidat e fundit ka grumbulluar vetëm 2 pikë.
Diferenca mes skuadrës së Solarit dhe Barcelonës është ngushtuar në 7 pikë, por katalanët do të luajnë këtë të diel me Leganes.



