Merkato

Reali heq dorë nga Neymar, ëndrra mbetet “ylli” tjetër i PSG-së

Real Madridi ka marrë vendimin për të hequr dorë përfundimisht nga blerja e Neymarit. Klubi “merengues” e admiron futbollin e brazilianit, të cilin e konsideron galaktik, por i frikësohet përshtatjes së tij. Jeta që bën 27-vjeçari, polemikat që shkakton dhe karriera e tij në Paris kanë rritur mosbesimin ndaj tij në Madrid, ku aksionarët nuk e kanë më O’Ney-n të preferuarin e tyre.

Wagner Ribeiro, përfaqësues i besuar i Neymarit, ishte në Madrid tri javë më parë dhe u takua me Florentino Perezin në zyrën e tij. Ribeiro, i cili ka një marrëdhënie të mirë me numrin 1 të klubit mbretëror, studioi terrenin për të transferimin të mundshëm në “Bernabeu”, por ngjarjet e fundit kanë bërë që të braktiset përfundimisht pista “Neymar” në Reali.

Drejtuesit e “Los Blancos” janë të përqendruar në mbylljen e marrëveshjeve për tre lojtarë: Hazard, Jovic dhe Mendy.

Belgu i Chelsea-t prite të zyrtarizohet në gjysmën e dytë të qershorit, sapo të arrihet marrëveshja përfundimtare për çmimin e tij.

Njoftimi zyrtar i nënshkrimit të Jovic dhe Mendy pritet gjithashtu të bëhet brenda muajit.

Në korrik, kupola drejtuese e Realit do të jetë shumë e vëmendshme ndaj evoluimit të ngjarjeve rreth Mbappésë, i cili e mbylli me zhgënjim sezonin me PSG.

Operacioni “Mbappé” nuk është i lehtë, as nuk do të jetë i shkurtër. Por Reali nuk do ta humbë shpresën deri në ditën e fundit të merkatos së verës.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency