La Liga

Reali humb edhe Varanen në Girona

‘Madridi voton jo në La Liga’ ishte titulli i spanjolles ‘Marca’, që shprehte më së miri pozitat e skuadrës së Zidanes, në luftën për titullin kampion.

Por, si të mos mjaftonte humbja e ndeshjes, ndaj Gironës u dëmtua edhe mbrojtësi francez i Realit, Rafael Varane. Ky i fundit luajti vetëm në 45 minutat e para dhe nuk u rikthye më në fushë, për të vijuar pjesën e dytë.

Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të Varane, por konstatimet e para flasin për një mungesë disa javore të tij. Kjo është një dhimbje koke më vete për Zidane, që krahas pozitave të vështira, duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmtimet e shumta dhe për më tepër në qendër të mbrojtjes, ku i ka mbetur vetëm Sergio Ramos dhe disa futbollistë të rinj.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency