La Liga

Reali i del në mbrojtje portierit Courtois, ja nga çfarë vuan belgu!

Reali i Madridit nëpërmjet një komunikate zyrtare i del në mbrojtje portierit belg Thibaut Courtois. Los Blancos kanë sqaruar gjëndjen shëndetësore të numrit 1 të portës i cili u largua nga fusha i dëmtuar në fund të pjesës së parë të ndeshjes së Championsit ndaj Club Brugge. “Lojtari ynë nuk vuan nga ankthi dhe paniku dhe të gjitha lajmet që janë shkruar për të janë false. Courtois është diagnostikuar dhe më pas është kuruar nga një gastroenterit akut i cili i ka ndaluar të përfundojë ndeshjen e të martës ndaj belgëve të Brugge. Futbollisti i është përgjigjur në mënyrë pozitive kurimit nga kjo sëmundje”, shkruan klubi i Realit në faqen zyrtare.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency