Spanjë

Reali, i fiksuar pas Fabian Ruiz/ Madrilenët i ofrojnë Napolit dy lojtarë për mesfushorin

Real Madrid është fiksuar pas Fabian Ruiz. Madrilenët vazhdojnë të insistojnë për mesfushorin e Napolit, një dëshirë e teknikut Ancelotti. Italiani e njeh mjaft mirë spanjollin, pasi në sezonin 2018-2019 kanë punuar së bashku, në kohën kur Ancelotti drejtonte Napolin në kampionatin italian. Ishi I Real Betis po luan sezonin e tij të katërt me italianët, ndërsa ky edicion është më i miri në karrierën e tij, pasi deri tani ka shënuar 6 gola në 25 prezenca e kampionatit italian.

Madrilenët janë konkretë në ofertën e tyre, më saktë drejtuesit kanë përgatitur një paketë shkëmbimi për shërbimet e 25-vjeçarit. Drejtuesit e klubit spanjoll janë të gatshëm të ofrojnë Luka Jovic dhe Dani Ceballos për të firmosur me Fabian Ruiz, me këtë të fundit që është gjithashtu i tunduar nga ideja e rikthimit në Spanjë dhe mbi të gjitha për të veshur fanellën e 13 herë kampionëve të Europës.

Jovic dhe Ceballos, kanë gjetur pak hapësira në këtë sezon në Madrid, me sulmuesin, i cili është aktivizuar në 13 takime, ndërsa spanjolli në 5 të tilla gjatë këtij sezoni. Pak minuta, pothuajse jashtë projektit, sulmuesi serb dhe mbrojtësi spanjoll do të ishin të hapur për të ndryshuar ambient dhe për të nisur një aventurë të re larg Spanjës.

Fundi i sezonit është shumë afër, ashtu si merkato, ndaj në Madrid po punojnë me ritme të shpejta për të gjetur sa më parë gjuhën e përbashkët që ky operacion të finalizohet me sukses dhe Fabian Ruiz të nisë një epokë të re duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency