La Liga

Reali i Madridit debuton në La Liga në një transfertë delikate, pa blerjet e reja!

Të premten në Supersport ngriti siparin edhe prej kampionatëve më tërheqës në glob, La Liga. Surprizat nuk munguan me Athletic Bilbaon që shtangu në fund Barcelonën kampione në fuqi me një supergol të Aduriz. E shtuna është dita e Realit të Madridit që do të bëjë debutimin në sezonin 2019-2020 në transfertën e Galicias ndaj Celta Vigos. Në orën 17:00 Los Blancos i pret një ndeshje shumë e vështirë për më tepër që trajneri Zidane nuk do të ketë të gatshëm yllin e ri të ekipit belgun Eden Hazard i cili është dëmtuar dhe do të humbasë tre sfidat e para të kampionatit.

Pavarsisht blerjeve të shumta në këtë merkato, si Hazard, Mendy, Militao, Jovic e Rodrygo që i kanë kushtuar Realit më shumë se 300 milionë euro, ndaj Celtas do të zbresë në fushë garda e vjetër, madje edhe Bale që ishte me valixhe në duar pritet ta nisë ndeshjen si titullar. Në Vigo, Reali ka fituar 3 nga 4 transfertat e fundit në kampionat dhe shpreson që t’i buzëqeshë fati edhe sot për të krijuar menjëherë një diferencë prej tre pikësh ndaj Barçës në klasifikim. 2 orë më pas në orën 19:00 në ekranin e Supersport të gjithë fansat e La Ligas do të kenë mundësi të ndjekin edhe sfidën mes Valencias dhe Real Sociedad një ndeshje në të cilën Los Che janë favoritë por baskët kurrësesi nuk duhen nënvlerësuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency