La Liga

Reali i Madridit “kursehet” por fiton pastër ndaj Eibar

Reali i Madridit e shkurtoi sërish në 5 pikë disavantazhin ndaj Barcelonës kryesuese në renditje pasi mposhti në “Santiago Bernabeu” Eibarin me rezultatin 3-0 duke regjistruar fitoren e 4-t rresht në kampionat. Për tu ngjitur në kuotën e 20 pikëve, Los Blancos u mjaftuan me autogolin e Oliveiras, finalizimin e Asensios dhe golin e Marcelos të ardhur në fushë në stoli duke u kursyer në një farë mënyre ndaj modestëve të Eibar, pasi madrilenët krijuan vërtet shumë raste, ndërsa duhet theksuar se miqëve iu mohua një penallti flagrante nga gjyqtari për një faull brenda zone të Casemiros ndaj japonezit Inui. Në fushë edhe këtë herë u pa një Real Madrid me shumë mungesa për shkak të dëmtimeve, megjithatë skuadra e Zidane arriti të merrte një tre pikësh me shumë vlera , në garën për të mbrojtur titullin kampion në La Liga.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency