La Liga

Reali i Madridit pa Ronaldon shënon pak, ja statistika e frikshme!

Eliminimi i Realit të Madridit nga katalanët e Barcelonës në Kupën e Mbretit mund të mos ketë qënë rezultati direkt i çështjes së  rënies në numrin e golave të shënuar nga Los Blancos por mungesa e boshllëku i krijuar nga largimi i Cristiano Ronaldos është më i qartë se kurrë. Këtë e vërteton statistika e golave të koleksinuar deri në këtë fazë të sezonit nga ana e klubit merengeus që kanë një diferencë prej 26 golash më pak që nga koha kur ylli portugez mbantë veshur fanellën e bardhë. Me ecurinë e këtij edicioni klubi mbretëror ka koleksionuar një total prej 87 golash çka përbën numrin më të ulët në rendimentin e golit gjatë 9 viteve të fundit duke e ulur kurbën e golave të shënuar në shtëpi  në vetëm 37 të tillë. Organika e Santiago Solarit ka një mesatare prej 2.02 golash për ndeshje që në shifra do të përkthehej në 16 gola më pak krahasuar me sezonet e tyre më të errëta përkatësisht 2010/11, 2012/13, 2017/18, ku në fund numëronin  103 gola. Vetëm disa prej skuadrave europiane kanë arritur apo kaluar kuotën e 100 golave këtë sezon, si në rastin e francezëve të PSG që numërojnë 108 shënime në 36 ndeshje, ndërkohë që blaugranat arritën golin e 100-të pikërisht në klasiken e Bernabeut me një mesatare prej 2.43 golash për ndeshje. Më pas renditet City i Pep Guardiolës me një mesatare prej 2.68 golash për ndeshje e që në total numëron 94 gola në 35 takime të zhvilluara.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency