Reali i Madridit piketon Marquinhos për mbrojtjen
Reali i Madridit ka si objektiv kryesor për përforcimin e repartit të mbrojtjes Marquinhos të PSG-së. Drejtuesit “merengues” kanë identifikuar te braziliani profilin e duhur për t’i dhënë më shumë siguri prapavijës. 24-vjeçari ka kontratë me parizienët deri në vitit 2022, por ka pranuar të nisë kontaktet me kampionët e Europës për një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”. Gjithsesi arritja e një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë, pasi gjigantët francezë vështirë se do të pranonin largimin e një elementi kyç të mbrojtjes. “Los Blancos” pa kalojnë një periudhë mjaft të vështirë që është reflektuar me rezultate negative në kampionat, ndërsa në në Champions rrugëtimi i deritanishëm ka qenë pa pengesa serioze.



