Reali i Madridit “piketon” Martial për sulmin
Real Madrid vazhdon të punojë për goditjet e radhës në merkato. Sulmi, për momentin është sektori që “Los Blancos” dëshirojnë të përmirësojnë. Sipas mediave angleze, madrilenët kanë piketuar frncezin e Manchester United, Anthony Martial, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Zidane, që dëshiron të transferojë në Madrid sulmes të rinj dhe të shpejtë. 21-vjeçari, i cili nuk e ka të garantuar vendin e titullarit te “Djajtë e Kuq”, mund të kalojë në Spanjë gjatë merkatos së verës për shumën e 90 milionë eurove.



