Premier League

Reali i Mourinhos? Jo, Guardiola zgjedh ekipin më të vështirë në 12 vite karrierë

Pep Guardiola po i drejtohet një tjetër sezoni fatastik me Manchester City ku në garën e titullit të Premier League, skuadra e vetme që mund t’i ndalë “Qytetarët” është Liverpooli i Jurgen Klopp. Të kuqtë janë aktualisht gjashtë pikë larg Cityt, megjithatë kanë një ndeshje më pak në llogari dhe në rast se ia dalin ta fitojnë atëherë diferenca zbret në tre pikë, ndërsa në prill dy skuadrat kanë edhe një ndeshje direkte e cila mund të rezultojë vendimtare.

Liverpoolin si kundërshtar e ka vlerësuar edhe Pep Guardiola i cili së fundmi ka theksuar se ata janë rivalët më të vështirë që ka hasur në këto 12-13 vite karrierë si trajner duke harruar edhe Real Madridin e Jose Mourinhos, teksa në atë kohë “El Classico” shkaktonte gjithnjë “xixa”.

“Për mua të jem rival i Liverpool është një nga arritjet më të mëdha në karrierë, ata janë të shkëlqyer. Liverpool është kundërshtari më i vështirë në këto 12-13 vite karrierë si trajner, shpresoj që t’i kemi shkaktuar bezdisje në këto kohë atyre.

Suksesi më i madh i një trajneri është kur skuadra vazhdon të vrapoj dhe të luftoj edhe pas tre titujve. Ne qëndrojmë të përulur dhe do të marrim çdo ndeshje me radhë sepse Liverpool do të vazhdojë të na qëndrojë pranë dhe do të luftojë deri në fund”, u shpreh Guardiola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency