Merkato

Reali intensifikon veprimet për blerjen e talentit të Boca Juniors

Real Madridi kërkon forca të freskëta në mesfushë. Mësohet se një përfaqësues i klubit spanjoll ka udhëtuar në Argjentinë ku ka patur bisedime me Boca Juniors për kolumbianin Wilmar Barrios, i konsideruar si një luftëtar në qendër të mesfushës. Ai shihet si alternativë për Modriçin dhe Casemiron te Real Madridi, ndërsa klubi argjentinas pak ditë më parë i rinovoi kontratën, duke ia rritur klauzolën e largimit në 24 milionë dollarë. Në verë për lojtarin ishin në garë Tottenhami, Interi dhe Evertoni, ndërsa tani duket se Real Madrid synon ta mbyllë shumë shpejt blerjen e tij për merkaton e dimrit.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency