Reali kalon lehtësisht 3-0 Las Palmasin, por Ronaldo mbetet “thatë”
A pamundur që Reali i Madridit të pësojë dy humbje radhazi në La Liga. Kampionët në fuqi të Primera Division shkatërruan 3-0 La Palmasin, por ajo që bie më shumë në sy në këtë ndeshje është fakti që Cristiano Ronaldo nuk po gjen rrugën e rrjetës në kampionat. Realizuan Casemiro, Asensio dhe Isco, por jo CR7, që me gjithë përpjekjekt e shumta të shokëve të skuadrës për ta cuar te goli, nuk mundi ta shijonte këtë fitore edhe në aspektin personal.
Ky trepikësh e mban Realin në vendin e tretë, me 23 pikë, vetëm falë golaverazhit më të mirë se Atletico Madrid. Diferenca me Barcelonën kryesuese mbetet aq sa ishte edhe javën e kaluar, 8 pikë.



