La Liga

“Reali klubi i jetës, do luaja këtu deri në fund. Rinovimi? S’varet vetëm nga unë”

Marcelo luan me Real Madrid prej vitit 2007. 33-vjeçari ka fituar 23 trofe me “Los Blancos”, klub me të cilin i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni.

Mbrojtësi i majtë ndihet për mrekulli në kryeqytetin spanjoll dhe tek ekipi i Carlo Ancelottit. Dëshira e tij është të rinovojë kontratën, por nuk varet gjithçka prej tij.

Jam i qetë, Real Madrid është klubi i jetës time. Jam i foksusuar te fusha dhe loja me djalin tim. E ardhmja? Nuk e di… Kemi ndeshje të rëndësishme përpara, unë jam kapiteni i ekipit më të mirë në botë.

Të ishte në dorën time, do të vazhdoja të luaja këtu gjithë jetën, por çdo gjë e ka një fund. Gjithsesi, unë nuk e mbaj mendjen aty. Mund të them vetëm se nuk jam vetëm unë që vendos”, deklaroi anësori brazilian.

Marcelo e ka humbur prej kohësh postin e titullarit, dhe këtë sezon është aktivizuar në vetëm 12 ndeshje në të gjithë kompeticionet.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency