La Liga

Reali lodhet me Mbappe, spanjollët ultimatum lojtarit të PSG

Real Madrid është klubi më favorit për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappe në merkaton e ardhshme. Madrilenët presin ta nënshkruajnë sulmuesin me parametër zero duke qenë se 23-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me PSG dhe ka hezituar të firmosë rinovimin.

Në fakt, dukej se ishte çështje kohe para se Real dhe Mbappe të deklaronin se në sezonin e ardhshëm do të ishin bashkë, por së fundmi, parisienët po luftojnë fort që ta mbajnë xhevahirin e tyre edhe për sezonet në vazhdim.

Klubi kryeqytetas është i gatshëm ta shndërrojnë Mbappe në futbollistin më të paguar në botë teksa i ofron 60 milionë euro në sezon. Një shifër e çmendur nga e cila francezi duket se po lëkundet dhe në deklaratat e fundit ka theksuar gjithnjë e më shumë se PSG është një klub i madh dhe se nuk e ka mendjen te merkato.

Ndaj, Los Blancos kanë nisur të lodhen nga kjo situatë e krijuar dhe sipas Times, drejtuesit spanjollë i kanë vendosur një ultimatum Mbappe. Ky i fundit duhet të vendosë në ditët e ardhshme nëse do të bashkohet me Real Madridin, apo nëse do të qëndrojë në Paris teksa spanjollët nuk kërkojnë të humbasin edhe më shumë kohë me “operacionin” Mbappe.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency