La Liga

Reali luan “tenis” me Levanten, Benzema barazon Raulin

Karim Benzema vazhdon të shkëlqejë në një sezon që po e shenjtëron atë si një nga legjendat e mëdha të Realit të Madridit dhe një nga golashënuesit më të mirë në historinë e klubit mbretëror. Goli i tij kundër Levantes (6-0) në minutën e 19-të e bën francezin një nga më të mëdhenjtë e klubit.

Pasi parakaloi Di Stefanon më 9 mars me tregolëshin historik kundër PSG-së, numri 1 i “Los Blancos” barazoi 323 golat e Raulit me finalizimin e tij kundër Levantes (golin e dytë të ndeshjes) për t’u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Realit të Madridit, i kaluar vetëm nga Cristiano Ronaldo (451). Me golin e radhës (çështje kohe) kuptohet do ta lërë pas Raulin. Në kampionat Benzema ka shënuar 219 gola dhe është ende pas Raulit (228) dhe, natyrisht, edhe pas Cristianos (312).

Sa i përket kronikës së ndeshjes, pritej dominimi i Realit përballë ekipit të fundit në La Liga. Golin e parë e shënoi Mendy (13’) pas asistit të Modric, më pas realizuan Benzema (19’), Rodrygo (34’) dhe Vinicius Junior (45’), përsëri i shërbyer nga Modric, e sërish braziliani (68’), pas pasimit të marrë nga Benzema. Vinicius relizoi të tretin personal në minutën e 83-të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency