Spanjë

Reali me një dorë te trofeu i kampionit, festa të dielën?

Reali i Madridit mund të shpallet kampion i La Ligës të dielën e ardhshme, pa luajtur. Për të nisur festa, “Los Blancos” duhet të fitojnë të mërkurën, në Pamplona, ​​dhe Barcelona të mos shkojë përtej barazimit kundër Real Sociedadit (e enjte) dhe Rayo Vallecanos (e diel) dhe që Atlético të barazojë edhe në “Wanda Metropolitano” kundër Granadës (e mërkurë).

Në garën për Chjampionsin, barazimi mes Betisit dhe Real Sociedadit të premten ishte në favor të Sevillas dhe Atléticos, me “Los Colchoneros” që e përfituan duke mundur Espanyolin në frymën e fundit. Kanë mbetur shumë duele të drejtpërdrejta dhe emocione të forta.

Sa i përket rënies nga kategoria, fitoret në këtë javë të Alavés dhe Levantes e kanë bërë më të ashpër luftën. Plot tetë skuadra, nga Alavés e vendit të fundit deri te Elche, që renditet e 13-ta, janë në vorbullën e rënies një kategori më poshtë. Sa pikë do të mjaftojnë për të shpëtuar? Sipas të gjitha gjasave, 39 sa kanë Espanyoli dhe Celta mjaftojnë për të qëndruar në La Liga.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency