Reali në Audi Cup, Gareth Bale “qetëson mendjen” duke luajtur golf
Gareth Bale ishte duke luajtur golf “për të kthjelluar mendimet”, ndërsa Reali i Madridit kishte zbritur në fushë për ndeshjen gjysmëfinale të Audi Cup ndaj Tottenhamit. Kjo ishte përgjigjja e menaxherit të uellsianit, kur u pyet për këtë fakt, pasi klienti i tij ishte fotografuar në fushat e golfit, edhe pse arsyeja zyrtare e dhënë nga Zidane para se skuadra të udhëtonte drejt Mynihut ishte për arsye shëndetësore.
Vetë Bale kishte thënë se nuk do të ishte pjesë e skuadrës në Audi Cup, pasi ishte “shumë i dëshpëruar” ngaqë Real Madridi i hoqi mundësinë për nën nënshkruar në Kinë për pagën faraonike prej 1.2 milionë paundë në javë.
“Ai nuk ka udhëtuar sepse nuk e ka ndjerë veten mirë… Pasi folëm me mjekët, ishte më mirë të qëndronte në Madrid,” – tha Zidane kur u pyet për Bale nga reporterët.
Mirëpo mediet spanjolle spanjolle zbuluan me fakte se Bale, përkundrazi, po e kalonte kohën e tij duke luajtur golf në Banco Santander City, në Boadilla del Monte.




