La Liga

Reali në kërkim të një alternative për Jesus Vallejo

Real Madridi duket se do të ndërhyjë në merkaton e dimrit për të përforcuar mbrojtjen. Drejtuesit i shqetëson forma fizike e Jesus Vallejo, i cili ka pësuar dëmtimin e radhës në stërvitjen e fundit me skuadrën, çka ka vënë në alarm stafin teknik të “madrilenëve”. Kontrollet evidentuan një dëmtim muskular në këmbën e djathtë, që do ta mbajnë jashtë fushave për 3 javë lojtarin spanjoll, por më shqetësues është fakti që për vitin 2018 Vallejo ka humbur 20 ndeshje për shkak të problemeve fizike. Kjo ka shtyrë drejtuesit që të mendojnë për një alternativë në merkaton e janarit, por ende nuk ka emra të përzgjedhur nga drejtuesit sportiv të klubit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency