Merkato

Reali nuk heq dorë nga talentet brazilianë, piketon Reinier

Real Madrid nuk heq dorë nga talentet futbollit brazilian. Me Vinicius Junior e Rodrygo në ekip, Florentino Perez ka shënjestruar në tjetër lojtar premtues, 17-vjeçarin Reinier të Flamengos i cili ka rinovuar së fundmi dhe tashmë ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh. Mësohet se emisarët spanjollë kanë nisur bisedimet e para për të mësuar synimet e lojtarit ndërkohë që për të janë në garë edhe Atletico Madrid me Paris Saint Germain. Për Real Madrid nuk do të ishte problem mbyllja e operacionit në janar dhe më pas ta lërë fantazistin në Brazil të rritet si lojtar deri në fund të vitit 2020-të siç ka vepruar edhe me Rodrygon.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency