Reali nuk po i rrit pagën, Varane drejt PSG-së!
Varane është zemëruar me klubin për shkak se nuk ka marrë asnjë vlerësim në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht fitimit të titullit të kampionit të botës me Francën në “Rusi 2018”. Umtiti u vlerësua për këtë te Barça. Ashtu si Lucas, Lemar dhe Griezmann tek Atletico Madrid. Kjo e shtoi shqetësimin e tij, ndërsa priste që vlerësimi të vinte në formën e rritjes së pagës.
Në fakt, ai nuk pranoi të udhëtojë për në ceremoninë e “Topit të Artë”, pavarësisht se u mbajt në Paris, një ngjarje e madhe, ku ekipi i tij kombëtar u nderua për fitimin e Botërorit. Përveç kësaj, PSG i ka dërguar atij një ofertë joshëse financiare për të nënshkruar, ndërkohë që agjenti i kampionit të botës po kërkon me ngulm rritje të re page nga klubi i bardhë.



