Reali përgatit rinovimin me Ronaldon, i ofron pagë stratosferike
Pavarësisht zërave të kohëve të fundit, Cristiano Ronaldo do të vijojë të jetë pjesë e Realit të Madridit, pasi me paraqitjet që ka dhuruar, ka bindur të gjithë mbi formën e tij të mirë, edhe pse vitet kalojnë.
Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, klubi madrilen i ka shfaqur yllit të tij dëshirën për të rinovuar kontratën, që do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij, diçka që presidenti Florentino Perez ia premtoi Ronaldos pas finales së Ligës së Kampioneve të 2017-s, të luajtur në Cardiff
Gjithnjë sipas medias spanjoll, ishte Drejtori i Përgjithshëm i Realit të Madridit, Jose Angel Sanchez ai që komunikoi me 33-vjeçarin, duke i bërë të ditur faktin se në klub të gjithë kanë mbetur të kënaqur me rendimentin e tij në këto muaj dhe për këtë ai do të marrë shpërblimin e merituar.
Burime pranë Realit të Madridit bëjnë të ditur se paga e Cristiano Ronaldos do të rritet nga 21 milionë në 30 milionë Euro, shifër së cilës do t’i shtohen edhe 2 milionë të tjerë në rast se arrihen objektivat, ndërkohë që kontrata e re do të skadojë në 2021.



