La Liga

Reali përgatitet për El Clasicon, Ancelotti rikuperon dy titullarë

Carlo Ancelotti rikuperon dy titullarë për El Clasicon. Dani Carvajal dhe Eden Hazard janë rikuperuar nga dëmtimet respektive dhe do të jenë gati për sfidën e së dielës ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Sulmuesi belg i cili pësoi një lëndim në sfidën e Nations League mes Belgjikës dhe Francës është në 100% tashmë edhe pse vështirë se Ancelotti do ta hedhë në fushë që nga fillimi.

Përsa i përket Carvajal i cili nuk luan që nga sfida e 19 shtatorit ndaj Valencias në transfertë, të enjten u stërvit pjesërisht me grupin ndërsa këtë të premte kreu një seancë të plotë.

Nëse arrin formën më të mirë atëherë me siguri krahu i djathtë i mbrojtes së Realit në El Clasico do të jetë i spanjollit pasi 29-vjeçari Carvajal është një titullar fiks për skemat e Ancelottit me trajnerin që e aktivizoi rregullisht titullar edhe në 4 sfidat e para të këtij sezoni në La Liga para dëmtimit.

Ndërkohë një goditje në sfidën e fundit në Champions League ndaj Shakhtar Donetsk mori edhe Karim Benzema, i cili gjatë dy ditëve të fundit është stërvitur në palestër me stafin mjekësor që nuk ka dashur ta sforcojë por lideri i sulmit të Los Blancos do të jetë rregullisht në fushë të dielën ndaj Barçës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency