Futboll

Reali përgatitet të fitojë trofeun e fundit për 2017-ën

Reali i Madridit do të diskutojë sot në orën 18:00, finalen e Botërorit të klubeve me brazilianët e Gremios. Spanjollët janë të plotë në këtë takim dhe trajneri Zidane do të ketë mundësinë të hedhë në fushë formacionin më të mirë, për të fituar trofeun e fundit për vitin 2017.

Reali erdhi në finale pasi kaloi më parë Al Jazerën, me rezultatin 2-1, në një takim ku përmbysi disavantazhin e pjesës së parë, me golat e Ronaldo dhe Bale. Nga ana tjetër, brazilianët e Gremios triumfuan me rezultatin minimal 1-0 ndaj meksikanëve të Pachucas, në gjysmëfinalen tjetër.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency