Futboll

Reali prish kontratën me sulmuesin, gati transferimi te klubi italian

Luka Joviç transferohet te Fiorentina. Sulmuesi serb ishte shumë pranë kalimit te klubi toskan, megjithatë drita jeshile erdhi mbrëmjen e sotme, me palët që arritën marrëveshjen e transferimit.

Ajo që vlen të theksohet, është se Reali i Madridit ka hequr dorë plotësisht nga sulmuesi serb, duke prishur kontratën me marrëveshje, ndaj tani Jovic do të jetë plotësisht i Fiorentinës.

Kujtojmë që Reali pagoi plot 60 milionë euro për kartonin e sulmuesit, që nuk arriti të përmbushë pritshmëritë te Los Blancos dhe tani do të kërkojë të rilindë pikërisht në Serinë A, aty ku do të marrë vendin e një tjetëe serbi, si Dusan Vlahoviç, që u shit te Juventus në janar të këtij viti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency