Reali sheh “yllin” e Bayernit si pasues të Marcelos
Me Marcelon që kërkon largimin, për të nisur një aventurë të re larg Spanjës sezonin e ardhshëm, Real Madridi është vënë në lëvizje për të gjetur menjëherë pasuesin e brazilianit. Emri më i lakuar në ambientin e madrilenëve është pikërisht David Alaba, që aktivizohet me Bayernin e Mynihut.
26-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2021 me klubin bavarez. Për të bindur klubin gjerman të lërë të lire futbollistin “Los Balncos” janë gati të bëjnë një ofertë të “çmendur” për kartonin e lojtarit gjatë merkatos së verës.



