Reali shet edhe një tjetër sulmues, arkëton 10 milionë euro
Reali i Madridit dhe Getafe kanë arritur marrëveshjen për Borja Mayoral shumën e 10 milionë eurove. Sulmuesi, i cili tashmë ishte i huazuar në “Coliseum” për gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, do të jetë pjesë e Getafes për pesë sezonet e ardhshme.
“Klubi ynë e falënderon atë për punën dhe përkushtimin e tij gjatë kohës që i përkiste Realit të Madridit. Reali i uron atij dhe familjes së tij gjithë të mirat në këtë fazë të re të jetës së tij”, – shkruhet në shënimin e klubit “merengues”. Mayoral do të prezantohet te Getafe më 4 gusht, në orën 11:30.
Mayoral është lojtari i tretë që largohet nga Reali në këtë merkato verore pas Takefusa Kubos, i transferuar te Real Sociedadi për 6.5 milionë euro, dhe Luka Jovicit, i cili shkoi si lojtar i lirë te Fiorentina.
Transferimi i Borja Mayoral te Getafe mund ta nxisë Realin të kërkojë një zëvendësuesi për Karim Benzemanë.



