Reali shmang turpin me Club Brugge, Atalanta “bie” edhe ndaj Shaktarit
Reali i Madridit shmang turpin, por jo kritikat në përballjen me Club Brugge, në raundin e dytë të ndeshjeve në grupe të Championsit. “Los Blancos” barazuan 2-2 në “Santiago Bernabeu”, duke rikuperuar në fraksionin e dytë dy gola të pësuar në 45 minutat e para nga i njëjti autor, Denis, i cili bëri të heshtte mitiku “Bernabeu”.
Sergio Ramos në minutën e 55-të shkurtoi diferencën me kokë, nga një distancë e afërt, por në pozicion të dyshimtë. Gjithsesi, për ta quajtur të rregullt këtë gol sistemit VAR iu nevojitën disa minuta.
Në minutën e 84-t, Kabakov u ndëshkua më kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Club Brugge me një lojtar më pak, dhe vetëm një minutë më vonë Casemiro realizoi golin e barazimit, që i dha pikën e parë Realit në Grupin A.
Championsi duket një “piacë” e lartë për t’u përballuar nga Atalanta, që pësoi humbjen e dytë radhazi, këtë herë 1-2 me Shaktar Donjeck. Vendasit e nisën mirë, fituan një 11-metërsh, por që nuk u kapitalizua në gol nga Ilicic në minutën e 16-të, gjithsesi kaluan ne epërsi me golin e Zapatas në të 28-ën. Skuadra ukrainase, me shumë eksperiencë në kompeticionet europiane, përmbysi shifrat me dy gola të Solomonit, të shënuar në minutat 41’ dhe 90-4’.



