La Liga

Realit i jepen tri penallti, Benzema shënon dy për të mposhtur Celtan

Reali i Madridi ngre shpejt kokë pas disfatës së rendë 0-4 përballë Barcelonës në “El Clasico”. “Los Blancos” triumfuan 1-2 në “Balaidos” ndaj Celta Vigos falë dy 11-metërshave të shndërruar në gola nga Karim Benzema, që duhet theksuar dështoi në një tjetër penallti, kur rezultati ishte 1-1.

Nolito gaboi në ndërhyrje në minutën e 18-të, me kryesorin që nuk hezitoi të tregonte nga pika e bardhë e penalltisë. Benzema u tregua i saktë, duke zhbllokuar sfidën. Thiago Galhardo në fundin e pjesës së parë mundi ta shtynte topin drejt rrjetës, por sistemi VAR ndëhyri duke e anuluar goli për pozicion jashtë loje.

Gjithsesi, Celta mundi të barazonte me Noliton në minutën e 53-të, por jo të shmangte humbjen. Reali fitoi një tjetër penallti në të 64-tën, por këtë herë portieri Dituro i kuptoi krahun dhe shmangu golin. Vetëm katër minuta më vonë u akordua penalltia e tretë për Realin në  këtë sfidë, me Benzemanë që e ruajti përqendrimin, duke shënuar, 1-2. Kaq mjaftoi që skuadra e Ancelottit të merrte fitoren në këtë fushë të vështirë, ku iu akorduan jo pak për tri penallti.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency