“Realizova ëndrrën e jetës, faleminderit Inter”, Onana firmos me zikaltrit
Andre Onana është lojtari i radhës që firmos me Interin. Nënkampionët e Italisë zyrtarizuan të enjten rikthimin e Romelu Lukakun dhe blerjen e Kristjan Asllanit, mesfushorit të talentuar të kombëtares shqiptare.
Sot ishte radha e Andre Onana, me të cilin zikaltrit kishin arritur një marrëveshje prej muajsh. Portieri kamerunas (30 ndeshje me kombëtaren) vjen me parametra zero nga Ajax, teksa ka nënshkruar deri në vitin 2026.

Nga kontrata me klubin italian, 26-vjeçari do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon. Pas firmës, “gardiani” afrikan shprehu ndjesitë e para si interist në një postim në rrjetet sociale:
“Ëndrrat bëhen realitet. Jam shumë entuziast që do të jem pjesë e klubit tim të ri. Dua të falënderoj presidentin, drejtuesit, trajnerin dhe ekipin për realizimin e ëndrrës time”.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



