Lajme

Reduktohet grupi i kuqezinjve, Reja i dhuron dy futbollistë Bushit

Reduktohet akoma lista e futbollistëve që trajneri Edy Reja do të ketë në dispozicion për ndeshjen me Hungarinë, pasditen e të dielës në “Elbasan Arena”. Kështu pas Manajt, Hysajt dhe Bares, të cilët kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe do të qëndrojnë në tribunë, tekniku italian ka larguar edhe dy futbollistë të tjerë.

Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar Ernest Muçi dhe mbrojtësin Mario Mitaj, të cilët pas stërvitjes në Durrës, kanë udhëtuar drejt Elbasanit, për t’u vënë në dispozicion të Alban Bushit për sfidën e Shqipërisë U21 ndaj Republikës Çeke, e planifikuar për të hënën e 6 shtatorit.

Të dy këta futbollistë pritet të shtojnë jo pak cilësinë te Shpresat kuqezi, që në këtë grumbullim kanë edhe mungesa të tjera, mes të cilëve edhe Armando Dobra e Eljon Tuci, të cilët nuk janë vënë në dispozicion të Bushit për arsye të ndryshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency