Refuzoi Chelsean, Juventus i ofron rinovimin mbrojtësit
Drejtuesit e Juventusit dhe përfaqësuesit e mbrojtësit Daniele Rugani janë pranë arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës edhe për dy vite të tjera.
Kontrata aktuale e 24-vjeçarit përfundon në vitin 2021, por me firmosjen e marrëveshjes së re, ajo do të zgjatet deri në 2023-shin, ndërkohë që mbrojtësi do të përfitojë një pagë më të lartë, e cila me gjithë bonuse do të arrijë në 3.5 mln euro në vit.
Në merkaton e verës u përfol shumë për një largim të Ruganit drejt Chelsea, por ofertat e trajnerit të bluve Maurizio Sarri u refuzuan nga klubi bardhezi, pasi u cilësua më e ulët sesa vlera reale e mbrojtësit.



