Angli

Refuzuan Van Dijk kur kushtonte 5 milionë paund, ish-trajneri tregon historinë: Shumë i ngadaltë!

Virgil Van Dijk aktualisht konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim ndërsa ka nga ata që shprehen të sigurt se holandezi mund të jetë edhe më i miri historisë në rolin e tij. Gjithsesi, rruga e 30-vjeçarit për të prekur lavdinë që shijon në ditët e sotme me Liverpool nuk ka qenë e lehtë pasi më parë ka kaluar një kalvar vështirësish ndërsa para se të luante në Premier League për herë të parë me Southampton, Van Dijk ishte pjesë e Celtic.

Ishte pikërisht klubi skocez ku Van Dijk “lëshoi” sinjalet e para megjithatë ka pasur nga ata të cilët nuk ishin të bindur. Një prej tyre është ish-shefi i skautëve të Crystal Palace, i cili kishte mundësinë ta transferonte Van Dijk për shumën e 5 milionë paundëve, por refuzoi pasi sipas tij, lojtari ishte shumë i ngadaltë. Këtë histori e tregon për herë të parë, ish-trajneri i Palace në atë kohë, Neil Warnock. Tashmë, në pension, Warnock shprehet i penduar që ia vuri veshin fjalëve të skautit të klubit.

“Lojtari që më “shpëtoi nga duart” është Virgil Van Dijk. Kur isha te Crystal Palace ma ofruan për 5 milionë paund, por shefi i skautëve më tha se bëhej fjalë për një futbollist të ngadaltë. Në vijim Van Dijk shkoi te Southampton dhe e dimë karrierën e tij tashmë. Është për të ardhur keq sepse edhe nëse Van Dijk nuk është futbollisti më i shpejtë, ai e mbulon këtë me aftësinë për të lexuar lojën. Në këtë pikë, Van Dijk merr notën 10”, u shpreh Warnock.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency