Reggiana e Ajetit në kaos, 29 të infektuar me COVID-19!
Rëndohet situata te Reggiana në Itali. Skuadra ku aktivizohet edhe Arlind Ajeti po kalon një periudhë të vërtetë negative. Kaos dhe situatë negative në klubin italian, aty ku numri i të infektuarve ka shkuar në 29, nga të cilët 22 janë futbollistë dhe 7 të tjerët anëtarë të stafit teknik. Ndeshja e fundjavës kundër Cittadellas së Kastratit u shty dhe me shumë mundësi e njëjta gjë do të ndodhë edhe me duelin e 31 tetorit kundër Salernitanës. Në 4 javët e para të kampionatit në Serie B, Reggiana ka grumbulluar 4 pikë, duke regjistruar një fitore, një barazim dhe dy humbje.



