Legjionarët

Reja për Kristjan Asllanin: Është lojtari që po kërkoja, një “playmaker”

Kristjan Asllani vjen për herë të parë në Kombëtaren e Shqipërisë, është një futbollist për të cilin po flitet shumë në Itali, pasi oi luan titullar tel Empoli. Madje ka zëra të merkatos së e çojnë te Milani. Trajneri Edi Reja, në analizën që i bën 20-vjeçarit, thekson se ka një marzh të lartë përmirësimi dhe se është shumë i aftë taktikisht.

E kisha ndjekur vitin e kaluar, kur Empoli vendosi të largonte Riccin për t’i krijuar vend këtij djali, që kishte treguar se kishte veti të shkëlqyera. Një lojtar me shumë personalitet, por është e qartë që mund të përmirësohet, ende pasi është një djalë që mund të ketë të ardhme të mirë. Ka një lexim perfekt taktik, është lojtar që lëviz, jo shumë i shpejtë, por i shkathët mendërisht, inteligjent dhe di të pozicionohet më para, e shikon menjëherë lojën, është lojtari që po kërkoja, një “playmaker”. Mund të luajë dhe në krah dhe në fazën sulmuese, e shikon  taktikisht. Ka marzh të lartë përmirësimi. Tani është i ri dhe i falet ndonjë mangësi që mund të ketë, por me fitimin e përvojës, nëse shton diçka në aspektin e agresivitetit dhe në shpejtësi, është lojtar interesant, që mund të shkojë në klubet e mëdha që po shfaqin Interes.”

 

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency