Kombëtare

Reja: Portierët pika jonë më e fortë, edhe pse nuk luajnë me klubet

Etrit Berisha ende nuk ka debutuar me Torinon në këtë sezon të Serie A, ndërsa Thomas Strakosha aktivizohet vetëm në ndeshjet e Europa League nga trajneri i Lazios Maurizio Sarri, por ky fakt nuk e shqetëson aspak trajnerin e kuqezinjëve Edoardo Reja i cili nuk ka dyshime mbi cilësinë e dy portierëve të kombëtares dhe në konferencën për shtyp theksoi se i është i qetë përsa i përket këtij aspekti.

Berisha, Strakosha në stol, i druheni këtij fakti? “Jo sa i përket portierëve jam i qetë. Kush luan ëshë më në formë, por kur vijnë këtu punojnë shumë. Mbase janë edhe më të karikuar ngaqë nuk luajnë në klub. Nuk kam pasur probleme me portierët. Skuadra po rritet, ajo që dua të përmirësohemi është pjesa nga mesfusha e lartë. Është edhe portieri tretë, Selmani që kur është thirrur në apel ka qenë gati. Ka treguar se është në gjendje të zëvendësojë Berishën apo Strakoshën. Edhe Hoxha është gjithnjë aty, duhet t’i bëjmë komplimente këtyre lojtarëve pasi nuk janë si të tjerët. Kanë pranuar të rrinë edhe në pankinë apo të shkojnë në tribunë, ndaj duhet vlerësuar edhe aspekti professional”, theksoi Edi Reja

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency