Reja rikthehet të flasë për garën në kampionatin italian: Napoli lufton deri në fund!
Kampionati italian, ashtu si edhe në ligat e tjera europiane ka hyrë në fazën vendimtare të sezonit teksa çështja e titullit në Serie A është e hapur me Milanin, Interin, Napolin por edhe me Juventus më të shkëputur që pretendojnë triumfin në fund.
Në lidhje me këtë garë për kreun e kampionatit, ka folur edhe tekniku i kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja i cili theksoi se Napoli do të luftoj deri në fund, ndërsa Juventusi ka shanse nëse mposht në ndeshjen direkte Interin.
“Napoli u ndal ndaj Milanit, megjithatë e mori veten dhe u rinis me shpejtësi dhe mendoj se do të luftoj deri në fund për titullin së bashku me Milanin dhe Inter. Por, shanset janë edhe për Juventus pasi ata kanë një ndeshje direkte me Interin dhe nëse e fitojnë atë atëherë mund të rrisin pretendimet. Juventus ka marrë disa goditje gjatë rrugës, megjithatë sërish mbeten një kundërshtar i fortë”, u shpreh Reja.



