Atletikë

Rekord dhe tjetër medalje e artë, Luiza Gega shkëlqen në Kampionatin Ballkanik

Luiza Gega ka fituar një tjetër medalje të artë në Kampionatin Ballkanik që po organizohet në Craiova të Rumanisë.

Pasi triumfoi në garën e 3000 metrave, atletja shqiptare vendosi rekord kombëtar dhe rajonal në 5000 metra.

33-vjeçarja regjistroi kohën 15.16.47 dhe fitoi të artën, duke vendosur një rekord të ri kombëtar dhe rajonal në këtë distancë.

Rekordi i mëparshëm i Shqipërisë ishte 15.22.18 dhe mbahej nga vetë Gega, ndërsa rekordi e Kampionatit Ballkanik ishte fiksuar në kohën 15.27.33.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency