Spanjë

Rekord në futbollin spanjoll, i rinovohet kontrata në moshën 44-vjeçare

César Fernández de las Heras Caneda është një institucion në futbollin spanjoll. Mbrojtësi qendror luajti gjithsej 34 ndeshje me SD Logroñés sezonin e kaluar, për një total prej gati 3 000 minutash. Një statistikë normale, por jo kur mëson moshën e tij. Lojtari aktiv me më shumë ndeshje të luajtura në futbollin spanjoll në tri kategoritë e para, është 44 vjeç.

Megjithatë, mosha nuk e ka penguar të rinovojë me klubin Logroño për një tjetër sezon, siç raportohet nga vetë klubi i provincës La Rioja. Kështu, Caneda do të fryjë 45 qirinj duke luajtur në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll. Dhe, pavarësisht asaj që mund të mendohet, ai është një lojtar kyç në ekipin e tij.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency