Premier League

Rekordi i veçantë i Thomas Tuchel, askush si ai në historinë e Chelsea

Thomas Tuchel mori drejtimin e Chelsea më 26 janar të vitit 2021, dhe në një kohë të shkurtër ka rikthyer ekipin londinez te fitimi i trofeve.

Trajneri gjerman është futur në historinë e “Bluve të Londrës”, me të cilët deri tani ka fituar Champions League dhe Superkupën e Europës.

Skuadra e tij fitoi 0-1 kundër Tottenham dje në mbrëmje, sukses që solli kalimin në finalen e Kupës së Ligës.

Tuchel ka vendosur një rekord të veçantë te Chelsea. Në 350 ditë si trajner i londinezëve, 48-vjeçari është bërë tekniku i parë në historinë e klubit që arrin të dërgojë ekipin në një finale të Champions League, FA Cup dhe Kupës së Ligës.

Të parën e fitoi ndaj Manchester City me golin e Kai Havertz, duke i dhuruar Chelsea triumfin e dytë në histori në turneun më të rëndësishëm për klube.

Ai dhe lojtarët e tij dështuan në finalen e FA Cup kundër Leicester City (0-1), ndërsa në duelin për të fituar Kupën e Ligës do të kenë përballë fituesin e çiftit Arsenal-Liverpool.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency