Premier League

Rekordi negativ i CR7, nuk e përsëriste prej sezonit 2009-2010

Mbrëmjen e së martës, Manchester United “lau duart” edhe nga Europa teksa Djajtë e Kuq u eliminuan në fazën e 1/8-tave të Ligës së Kampionëve nga Atletico Madrid. Skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnick tashmë do t’i përqëndrojë energjitë në Premier League (i vetmi kompeticion ku garojnë) aty ku ngulmojnë për të siguruar një nga katër vendet e para, teksa edhe ky objektiv është vështirë i arritshëm pasi asgjë nuk varet nga këmbët e tyre.

Në këtë formë është e sigurt se Manchester United do ta mbyllë sezonin pa asnjë trofe, ndërsa kjo statistikë vendos edhe një rekord negativ për Cristiano Ronaldon i cili nuk dilte duarbosh prej sezonit 2009-2010, kohë kur aktivizohej në Spanjë me Real Madrid.

Në fakt, për CR7 kjo do të jetë hera e tretë që e mbyll një sezon pa iu gëzuar asnjë trofeu pasi dicka e tillë i kishte ndodhur edhe në sezonin 2004-2005, kur luante vitin e dytë te United pasi ishte larguar nga Sportingu i Lisbonës.  Kështu, aventura e dytë me Manchester United nuk po shkon sipas planeve për 37-vjeçarin, ndërsa në rast se skuadra nuk ia del të kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm, atëherë portugezi edhe mund të provojë të përjetojë një tjetër eksperiencë pasi nuk është mësuar të qëndrojë gjatë pa fituar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency