Premier League

Rekordi negativ i Manchester United, shpenzime pa fund dhe 5 vite pa trofe

Manchester United është shpallur si skuadra që ka bërë shpenzimet më të mëdha në merkato gjatë dhjetë viteve të fundit. “Djajtë e Kuq” kanë shpenzuar 897 milionë paund vetëm duke nënshkruar me emra të ndryshëm lojtarësh gjatë kësaj dekade.

Marrëveshjet që i kanë kushtuar më shumë para United kanë qenë ato me Harry Maguire, Paul Pogba, Jadon Sancho dhe Romelu Lukaku. Në listën e skuadrave që kanë shpenzuar më shumë në merkato, pas Manchester United, renditen fqinjët e tyre Manchester City.

Ata kanë shpenzuar 76 milionë paund më pak se “Djajtë e Kuq”, por diferenca mes tyre është se City ka arritur të fitojë 14 trofe si pasoje e një merkatoje të shtrenjtë dhe cilësore, ndersa United që kryeson listën e çmimeve kanë fituar vetëm 6 trofe që nga vera e vitit 2012.

City është gjithashtu pretendent aktualisht për të fituar Premier League dhe Champions League këtë sezon. Në krahun tjetër, tek United kanë shumë besim se trajneri i sapo zyrtarizuar Erik ten Hag, është personi i duhur për të udhëhequr skuadrën.

Ai është cilësuar si trajneri që do ta rikthejë klubin në garën për titull sezonin e ardhshëm. Por për të arritur këtë atij do i duhet të bëjë disa blerje të reja në merkaton e verës, ndaj pritet që shpenzimet për klubin e United të mos ndalen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency