La Liga

Renditet e fundit në LA Liga, Leganes shkarkon trajnerin

Mauricio Pellegrino nuk është më trajneri i Leganes. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i La Ligas, që ka deklaruar se mes palëve është arritur një marrëveshje për prishjen e kontratës.

Leganes është duke kaluar një moment të vështirë në kampionat, pasi renditet në vendin e fundit dhe nuk ka regjistruar asnjë fitore në 9 takime të luajtura. Pellegrino u emërua në stolin e skuadrës nga Madridi verën e vitit 2018, duke bërë një sezon të parë shumë të mirë e duke u renditur në vendin e 13-të me 45 pikë.

Më herët tekniku argjentinas ka drejtuar Valencian, Alaves si dhe Southamptonin në Premier League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency