Futboll

Renditja e FIFA-as, Franca në majë, Gjermania humbet 14 vende

Shqipëria dhe Kosova ruajnë statuskuonë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin gusht. Kuqezinjtë dhe “Dardanët” për faktin se nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje gjatë pjesës së dytë të qershorit (renditja paraardhëse është bërë më 7 qershor, para nisjes së Botërorit), mbeten në të njëjtat pozicione, pikërisht në vendin e 58-të të dhe të 141-të.

 

Sigurshit që ndryshimet më të mëdha vijnë nga ekipet pjesëmarrëse në “Rusi 2018”. Kështu, Franca, kampione e Botës, fiton plot gjashtë vende dhe ngjitet në krye me 1726 pikë, e dyta është Belgjika, që ka fituar një pozicion, ndërsa Brazili rrëshqet në vendin e tretë. Kroacia, nënkampione e botës ka fituar plot 16 vende, duke u renditur e katërta, ndërsa poshtë përfaqësuese ballkanase, respektivisht me 9 dhe 6 vende të fituara renditen Anglia dhe Uruguai. Portugalia, Zvicra dhe Spanjë plotësojnë 10-shen më të mirë, ndërsa Argjentina zbret në vendin e 11-të.

Zhgënjimi më i madh në “Rusi 2018” ishte pa dyshim Gjermania, që nga maja e klasifikimit (vendi i parë) ka rrëshqitur në vendin e 15-të.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency