Renditja në Superiore për 2022/ Tirana kryeson, Laçi ndjek. Kastrioti surpriza e bukur
Tirana-Partizani është sfida e parë e javës së 24-t në Abissnet Superiore. Derbi do të nisë sot prej orës 19:45 në “Air Albania”, përballje që do të transmetohet në Supersport 3 dhe që të gjithë po e presin me padurim.
Tetë javë kampionat janë zhvilluar në vitin 2022 dhe më mirë se të gjithë ka bërë skuadra e Orges Shehit, që kryeson kampionatin me 8 pikë më shumë se Laçi ndjekës.
Bardheblutë kanë grumbulluar 19 pikë gjatë këtij viti. 6 fitore, një barazim pa gola në shtëpi kundër Vllaznisë dhe një humbje në Kamzë përballë Kastriotit për Tiranën.
Dy pikë më pak ka mbledhur Laçi i Mirel Josës. Kurbinasit kanë arritur pesë fitore, kanë barazuar pa gola në Korçë dhe në Laç kundër Egnatias, teksa u mposhtën në takimin me Tiranën në kryeqytet.
Renditja për vitin 2022
- Tirana 19 pikë
- Laçi 17 pikë
- Partizani 15 pikë
- Vllaznia 13 pikë
- Kastrioti 13 pikë
- Kukësi 10 pikë
- Egnatia 9 pikë
- Teuta 7 pikë
- Dinamo 5 pikë
- Skënderbeu 2 pikë
Ecuri shumë e mirë edhe për Partizanin në vitin 2022. “Demat” e Mehmetit kanë grumbulluar 15 pikë. Surpriza e bukur është Kastrioti, që me Emiliano Çelën në stol numëron 13 pikë në tetë përballjet e këtij viti, po aq sa Vllaznia.
Kukësi nuk ka mbajtur dot hapin e rivalëve. 10 pikë në vitin 2022 për djemtë e Longos, që kanë humbur terren me Tiranën (-14) dhe Laçin (-6). 9 dhe 7 pikë për Egnatian dhe Teutën.
Dinamo po rrezikon mbijetesën dhe këtë vit numëron 5 pikë, tre më shumë se Skënderbeu i Memellit, që renditet në vend të fundit në kampionat dhe është në kërkim të fitores së parë për vitin 2022.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



